Ministri Gashi në Lojërat Mesdhetare

28 qershor 2018 | 13:17

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ndodhet në vizitë zyrtare në Tarragonë të Spanjës, ku ekipi Olimpik i Kosovës po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Ministri Gashi i shoqëruar nga këshilltari i tij Samir Hoxha përcjelli nga afër garat e xhudistëve Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan të mërkurën medaljet e arta, të parat për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

“Ministri do të jetë i pranishëm edhe në garat e sportistëve tjerë, të cilët po ashtu po e promovojnë shtetin e Kosovës, në vendin që nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Ministria e Kulturës dhe Sportit.

Sipas komunikatës Gashi, është ministri i parë që zyrtarisht ka udhëtuar në shtetin Spanjës për të ndjekur garat mesdhetare të cilat po zhvillohen atje. Kosova po merr pjesë në “Tarragona 2018” me 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sunday Times” ka raportuar se Jose Mourinho kërkon t’i rrëmbejë…