Ministri Hasani mes tifozerisë gjilanase, nuk tregon cilin klub e përkrah

02 maj 2018 | 18:08

Mes qindra tifozëve të Dritës dhe Gjilanit, derbin e sotëm lokal në mes të dy klubeve të qytetit të Gjilanit, ka qenë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” nga tribunat e stadiumit ku po e përcjell derbin, me bashkëpunëtorët e tij.

Hasani ka thënë se Gjilani është qytet i sportit.

“Gjilani, qytet i sportit. Lojë e bukur dhe tifozeri e mrekullueshme e dy klubeve futbollistike të qytetit të Gjilanit”, ka shkruar ai.

Sot po zhvillohet derbi i 27 kampional dhe i 34 në përgjithësi, mes KF Gjilani dhe KF Drita.
Java e 30 e Vala Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë derbin më të madh lokal në vend, i cilësuar edhe si derbi më i madh lokal në Ballkan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Propozimi i Komisionit Evropian (KE) për të zvogëluar subvencionet për…