Ministri Hasani në 4-vjetorin e Nismës: Sot jemi faktor i rëndësishëm në vendimmarrje

26 shkurt 2018 | 20:43

Nisma Socialdemokrate shënon të martën katër vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani që është nga radhët e kësaj partie në një shënim në Facebook, ka vlerësuar se Nisma është një parti me vizion të qartë për ardhmen dhe që qëllim kryesor e ka mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë.

Ministri Hasani ka thënë se është dashur shumë punë e përkushtim në këto katër vjet të ekzistimit të kësaj partie.

Ai ka thënë se sot Nisma më nuk është një parti e vogël por një faktor shumë i rëndësishëm vendimmarrës në vendin tonë.

Ky është plotësimi i plotë i ministrit:

NISMA Socialdemokrate, shënon katër vjetorin e themelimit.

Katër vjet punë dhe përkushtim dhe ja ku jemi sot, një parti me vizion të qartë për ardhmen dhe që qëllim kryesor e ka mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë. Na u desh shumë punë, shumë mund për të ardhur deri këtu. Sot NISMA nuk është më një parti e vogël dhe e re, sot ne jemi një faktor i rëndësishëm në vendimmarrje.

Gjatë kohës sa ishim në opozitë ishim një zë i fuqishëm dhe kundërshtuam e parandaluam shumë veprime të dëmshme që po bëheshin në kurriz të vendit. Sot si pjesë e qeverisjes, ne jemi faktor determinues. Një zëvendëskryeministër, tri ministri dhe një grup parlamentar shumë punëtorë. Kjo është NISMA sot. Jemi duke punuar vazhdimisht dhe duke i bërë shërbime këtij vendi.

Ne nuk do të ndalemi dhe çdo ditë e më tepër do të punojmë për ju qytetarë të dashur. Sot në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua t’i falënderoj të gjithë anëtarësinë tonë, anë e mbanë Kosovës për punën e palodhshme dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë subjektit tonë.

Pa punën dhe angazhimin tuaj ne nuk do të ishim këtu ke jemi. Do të vazhdojmë të ju shërbejmë juve qytetarë dhe do ta mbajmë fjalën e dhënë. Të dashur anëtarë e simpatizantë ju ftojmë që të martën në 18:00 në Hotel “Emerald” të merrni pjesë në ceremoninë e shënimit të lkatërvjetorit të themelimit të NISMA’së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së shpejti do të vizitojë…