Ministri Hasani u premton mbështetje verëtarëve

20 qershor 2018 | 16:22

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, të mërkurën ka marrë pjesë në Rahovec në forumin e verërave e organizuar nga Shoqata e Verëtarëve të Kosovës “ENOLOGJIA”.

Ai ka thënë se është i lumtur që industria e prodhimit të verërave po shënon suksese në vazhdimësi, dhe sipas tij, eksporti është dyfish më i lartë se importi.

“U premtova verëtarëve se si ministër i Ministrisë së Tregtisë do të vazhdojë edhe më tej përkrahjen e këtij sektori, për çka mora edhe falënderimin e tyre”, ka thënë ministri Hasani.

Ai ka shtuar se MTI-ja në vazhdimësi i ka mbështetur verëtarët, duke u mundësuar pjesëmarrje në panaire të ndryshme ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim.

Fotografia e Bajram Hasani

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur të mërkurën tryezën…