Ministri Hasani: Zona Ekonomike hap vende të reja pune në Vushtrri

16 korrik 2018 | 15:06

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë nënshkruar të hënën marrëveshjen Zonën Ekonomike në këtë komunë.

Me këtë marrëveshje do të nisin investimet rreth 1.5 milion euro në Zonën Ekonomike në Vushtrri, gjegjësisht në Lum të madh.

“Me krijimin e kësaj Zone, synojmë që bizneseve të Vushtrrisë t’u krijojmë kushte më të mira për punë dhe po ashtu të krijojmë vende të reja të punës në sektorin privat për qytetarët e Vushtrrisë. Përveç krijimit të kushteve më të mira për bizneset dhe krijimit të vendeve të reja të punës, kjo është një mundësi e mirë që në Vushtrri të kemi edhe investime nga jashtë të cilat do krijonin një zhvillim më të mirë ekonomik të kësaj komune”, ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem…