Ministri i Brendshëm i Kroacisë thotë se do t’i mbajë të informuar ministrat e Kosovës për aksidentin tragjik

25 korrik 2021 | 12:30

Të paktën 10 viktima janë regjistruar nga një aksident me fatalitet i një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka deklaruar se ka shkëmbyer informacione me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm të Kosovës.

Ai ka thënë se me ministrin Armend Mehaj dhe Xhelal Sveçla vazhdimisht do të shkëmbejnë informacione për aksidentin tragjik.

“Unë fola me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, me të cilët vazhdimisht do të shkëmbejmë informacionet që kemi në dispozicion. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet e të vdekurve në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka…