Ministri i Bujqësisë i bashkangjitet vjeljes së rrushit

11 shtator 2022 | 14:38

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është bashkangjitur sot vjeljes së rrushit.

“Teki Cena, është një ndër shembujt e vreshtarit të vyer të cilit natyra ia ka shpërblyer mundin, me frutet e punës që volëm sot”, ka shkruar ministri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se si Ministri e Bujqëisë shumë punë kanë realizuar këtë vit, e sipas tij, edhe më shumë punë e presin këtë ministri.

“Gjithmonë duke pasur prioritet bujkun, përmes avancimit të politikave të duhura dhe mbështetjes konkrete financiare, qoftë përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve”, ka shkruar ministri Peci.

Ai ka theksuar se kanë rritur përkrahjen me subvencione e grante dhe javën që lamë pasë, duke hartuar edhe miratuar U.A. Nr. 06.2022 të MBPZHR-së për Verfikimin e Produketeve Bujqësore dhe Artikujve Ushqimor nga Trupat Certifikuese.

“Një akt juridik tejet i rëndësishëm për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë që lehtëson procesin e eksporteve të produkteve tona”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten më 15 shtator në ora 18:45, në kuadër…