Ministri i Bujqësisë: Prodhimet e Kosovës po përfaqësojnë cilësinë në raftet e dyqaneve në BE

04 gusht 2022 | 11:13

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se prodhimet tona vendore po përfaqësojnë cilësinë në raftet e dyqaneve në mbarë Bashkimin Evropian, duke filluar nga frutat e imta, frutat tjera e perimet.

“Sot 200 ton speca somborkë prodhim vendor, po përgatiten për eksport në Suedi. Mehdi Bresilla nga fshati Llugaxhi i Komunës së Lipjanit, po nisë dërgesën e parë në drejtim të këtij shteti”, ka shkruar Peci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se vitin e kaluar Mehdiu përmes aktivitetit të tij bujqësor ka arritur që vetëm rendiment nga specat të vjelë rreth 170.000 kg.

“Këtë vit, ai është i bindur se frytet e punës së tij do arrijnë 220.000kg ku nga kjo sasi 50.000 kg do të eksportohen të konzervuara. Mehdiu në bashkëpunim me kompaninë ‘Alb Fresh’ planifikon që të eksportojë edhe 100.000 kg lakër, kulturë të cilën e kultivon si kulturë të dytë pas korrjes së grurit”, ka theksuar ministri Peci.

Mehdiu përveç specave 8.5 hektarë dhe lakrës 1 hektar, ai kultivon edhe: 5,2 hektarë me mollë, 9,3 hektarë me grurë, 8,7 hektarë me misër, dhe 2,2 hektarë me dredhëza, e tëra e dedikuar për eksport).

“Ai punëson 7 punëtorë të rregullt dhe reth 40 punëtorë sezonal duke i kontribuar zhvillimit ekonomik të vendit dhe forcimit të ekonomive familjare në rrethin ku jeton”, ka treguar ministri i Bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në Mitrovicë ka ndërruar jetë një 5-vjeçar si pasojë…