Ministri i Bujqësisë viziton kryetarin e Leposaviqit

28 maj 2023 | 12:44

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka shkuar në zyre kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemit.

Peci tregoi se si ministër, i ka treguar Hetemit për planet e projektet shumëmilionëshe për qytetarët e komunës që ai drejton.

“Së bashku me zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, kryetarin e Komunës së Leposaviqit”.

“Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistja amerikane, Ivana Stradner ka thënë së fundmi se presidenti…