Ministri i Jashtëm grek viziton Kosovën

09 tetor 2020 | 00:07

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do ta vizitojë sot (e premte) Kosovën.

Lajmi është bërë publik prej zyrës së shtypit të ministrisë së jashtme greke, e cila ka njoftuar se Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah hoti, kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme Meliza Haradinaj-Stublla.

Ndonëse ende Athina nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, Athina zyrtare ka intensifikuar kontaktet me Qeverinë e Kosovës, madje Athina zyrtare ka deklaruar se mbështet fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd.

Pritet që Dendia të shpreh mbështetjen në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe do të përkrahë kërkesën e Prishtinës për liberalizimin e vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar në…