Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në Shkup: Po forcojmë bashkëpunimin në integrim dhe siguri

17 janar 2024 | 12:28

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka takuar sot në Shkup ministrin Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me të cilin kanë diskutuar hapa konkretë për të forcuar bashkëpunimin në projekte kryesore si Korridori VIII, integrimin dhe sigurinë.

“Angazhimi ynë i palëkundur ndaj këtyre iniciativave, në dobi të vendeve dhe njerëzve tanë, mbetet një prioritet kryesor. Rikonfirmuam se lidhjet e shkëlqyera bilaterale dhe multilaterale ndërmjet vendeve tona shërbejnë si model pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe procesin tonë të integrimit për në BE”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ADEM GASHI BALLIN LART   Majave t’Ballkanit shtrihen re e…