Ministri i jashtëm priti në takim ambasadorin e Italisë

05 shkurt 2020 | 20:07

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando.

Gjatë bisedës mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, ministri Konjufca përseriti se qytetarët e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019 votuan për ndryshimin dhe se qeveria e re është krijuar për të ofruar këtë ndryshim.  

Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ministri Konjufca vuri në dukje nevojën për të bërë evaluimin e tërësishëm të dialgut të deritanishëm në menyrë që të ndërtohet një konsensus i gjithmbarshëm politik dhe institucional brenda Kosovës.

Në këtë takim, miqësor, u bisedua edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe nënshkrimin sa më shpejtë të marrëveshjeve të rëndesishme në segmentin e bashkëpunimit të sigurisë dhe të tjera marrëveshjeve me interes për qytetarët e të dyja vendeve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arb Manaj është i bindur se skuadra e Trepçës ’89…