Ministri i Kulturës nis vizitat nëpër komuna

02 shtator 2022 | 11:24

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka filluar serinë e diskutimeve me kryetarët e komunave.

Temë kryesore e takimeve janë investimet kapitale në kulturë, sport, rini dhe trashëgimi kulturore.

Vizita e parë ishte në Vushtrri ku u prit në takim nga kryetari Ferit Idrizi.

“Përmirësimi i infrastrukturës fizike për sportistët, artistët e të rinjtë tanë është një prej prioriteteve tona, të cilin po e zbatojmë me shumë kujdes dhe po i japim vëmendjen e merituar. Sot e kemi filluar një cikël të takimeve me kryetarë të komunave. Do të sigurohemi që projektet aktuale të kenë dinamikë të shtuar dhe t’i përmbyllim ato që janë në realizim, ndërsa po flasim edhe për projekte të reja për t’i adresuar kërkesat e qytetarëve tanë”, ka thënë ministri Çeku.

Ai ka theksuar se me kryetarin Idrizi diskutuan për Muzeun etnografik të qytetit.

“Për finalizimin e këtij investimi u pajtuam që komisioni i ngritur të hartojë sa më parë një raport të plotë me rekomandime dhe pas kësaj të vazhdohet me pranimin teknik, në mënyrë që ky muze të hapet sa më parë për publikun”, është shprehur Çeku, duke shtuar se edhe Ura e Gurit është një monument i trashëgimisë kulturore që ka nevojë për ndërhyrje. “Do të angazhohemi që institucionet profesionale të Ministrisë së Kulturës të vlerësojnë gjendjen në terren dhe të japin rekomandimet e tyre për fazat e ardhshme”, ka deklaruar ministri Çeku.

Ai ka shtuar se edhe renovimet dhe funksionalizimi i hapësirave ekzistuese sportive po trajtohen me prioritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim, kryetarin…