Ministri i Mbrojtjes vizitoi deminerët e FSK-së në Babaj të Bokës

14 maj 2020 | 16:59

Me qëllim të njoftimit nga afër me operacionet e deminimit të FSK-së, ministri i Mbrojtjes Anton Quni me stafin e tij, sot vizitoi njësinë operuese të deminimit të FSK-së që është duke zhvilluar operacionin e deminimit në Babaj të Bokës të Komunës së Gjakovës.

Ministrin Quni e priti komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së gjeneralbrigade Xhevahir Geci i shoqëruar nga komandanti i Kompanisë së Deminimit Major Gëzim Sada.

Si nikoqir, major Sada e njoftoi ministrin Quni me aftësitë dhe kapacitetet njerëzore, me pajisjet dhe kapacitetet tjera teknike, me kapacitetet trajnuese dhe nivelin e profesionalizimit si dhe me kapacitetet e mbështetjes logjistike dhe infrastrukturore të njësisë.

Më pas ministri Quni u njoftua në hollësi me operacionet e deritashme dhe ato të planifikuara të deminimit dhe veçanërisht me operacionin aktual në Babaj të Bokës.

Ministri Quni ka përgëzuar Gardën Kombëtare, respektivisht Kompaninë e Deminimit për të arriturat e jashtëzakonshme përgjatë gjithë procesit të deminimit, duke demonstruar nivel shumë të lartë të përgjegjësisë dhe profesionalizimit.

Në fund, Quni para oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të njësisë përkatëse u zotua për ofrimin e mbështetjes maksimale për të avancuar edhe më tej në përmbushjen e detyrës së shenjtë, në kuadër të misionit të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve tanë.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka miratuar dy marrëveshjet që do të lehtësojnë…