Ministri Ismaili dhuron gjak

22 qershor 2018 | 12:42

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka dhuruar sot gjak në kuadër të javës së dhurimit vullnetar të gjakut.

Me këtë rast, ai ka falënderuar qytetarët që i janë përgjigjur masivisht kësaj jave,  duke thënë se 10 minuta nga koha e juaj shpëtojnë tri jetë.

“Policët tanë jo vetëm që na bëjnë të ndihemi më të sigurt, por ata edhe shpëtojnë jetë. Së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sot dhuruam gjak në Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Falënderime qytetarëve tanë që i janë përgjigjur masivisht kësaj jave. 10 minuta nga koha e juaj shpëtojnë tri jetë. Dhuro Gjak”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, dhe drejtoresha e…