Ministri Ismaili nënshkruan planin e veprimit për rezistencën antimikrobike

05 dhjetor 2018 | 18:22

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar të mërkurën Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike, që synon të ulë përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës.

“Për vite më radhë ne kemi përdorur pesëfish më shumë antibiotikë se qytetarët e shteteve tjera evropiane. Këto shifra kanë qenë alarmuese. Plani i veprimit do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet tona publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe rritur sigurinë shëndetësore të popullatës. Prandaj jam i lumtur që po krijojmë politikë të re me të cilën do ta trajtojmë këtë problem”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka luajtur nga…