Ministri Ismajli njofton për masat disiplinore ndaj kirurgut Fekaj dhe drejtorit Bajrami

10 shkurt 2018 | 21:43

Ministri i Shendetësisë Uran Ismajli, bëri të ditur se do të merr masa ndaj mjekut kanë nisur masat disiplinore ndaj kirurgut Enver Fekajt, i cili i kërkoi  ryshfet pacientit si dhe drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale Rifat Bajrami.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, ka njoftuar se kanë nisur masat disiplinore ndaj kirurgut Enver Fekajt dhe drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale Rifat Bajrami. “Porsa u njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së se kanë nisur masat disiplinore ndaj Dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Dr. Rifat Bajrami, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe sjelljes jo korrekte ndaj një pacienti. Përgëzoj menaxhmentin e SHSKUS-së për reagimin e shpejt”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Kirurgu Enver Fekaj, e ka pranuar  se i kishte kërkuar ryshfet pacientit 19-vjeçar, Hysen Ibrahimaj. Madje ai pranon se në rastin e Ibrahimajt ai është tallur. E gjitha kishte filluar kur pacienti Ibrahimaj kishte një problem me zorrën e trashë dhe me rekomandim të kirurgut kreu operacionin në spitalin privat që i kushtoi 2 mijë euro, raportoi “KTV”.

Familjarët kanë thënë se mjeku u kishte thënë që operacionin e dytë do ta kryejë në QKUK pas dy muajve, për shkak se nuk kanë mundësi sërish të shkojnë në spitalin privat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19 vjeçari Hysen Ibrahimaj ka gjashtë muaj që kur është…