Ministri Krasniqi viziton Graçanicën

10 nëntor 2022 | 12:44

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se ka vizituar Komunën e Graçanicës.

Përmes një postimi në “Facebook” nga ministria që drejtohet nga Krasniqi është bërë me dije se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në mes të qeverisë dhe komunës.

“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar Komunën e Graçanicës, me ç’rast ka diskutuar me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajetin, për bashkëpunimin në mes të qeverisë dhe komunës, procesin e projekteve komunale dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore”, ka njoftuar MAPL-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Gjermanisë, Hans-Dieter Flick ka publikuar listën me 26…