Ministri Kuçi, pozitiv në testin për koronavirus

23 nëntor 2020 | 08:33

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se, pas bërjes së testit për koronavirus, rezultati i ka dalë pozitiv.

Kuçi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se do të vazhdojë punë nga shtëpia, duke lutur qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për Covid-19 dhe rezultova Pozitiv.

Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.

Juve ju lutem ta mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar.

Blerim Kuçi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish rreth masave…