Ministri Latifi thotë se numri i rasteve me Covid mund të rritet edhe më shumë

26 janar 2022 | 13:42

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se rastet e reja me Covid-19 mund të rriten edhe më shumë.

Megjithatë, ai është shprehur se shtetet tjera kanë numër edhe më të lartë të rasteve të reja me Covid se Kosova.

“Është pritë me u rrit rastet. Kanë me shkuar ndoshta edhe më lartë numri i të infektuarve, megjithatë ne jemi mirë. Sllovenia i ka në një ditë 5 mijë e 349 raste, Serbia 2 mijë e 300, Kroacia 2 mijë e 100, te ne mesatarisht për një milion banorë i kemi 1 mijë e 500 raste”, ka deklaruar ai në Komisionin për Shëndetësi.

Derisa është kritikuar për neglizhencë nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, Latifi ka thënë se të gjithë anëtarët e ministrisë që drejton janë duke e kryer punën e tyre.

“Nuk ka neglizhencë këtu, ka administrim të mirë. Ne të gjithë kemi mësuar mësime dhe kemi me bërë më mirë herëve tjera. Unë po ju them juve me përgjegjësinë më të madhe se nuk ka neglizhencë, secili anëtarë i Ministrisë së Shëndetësisë është në krye të detyrës së bashku me të gjithë profesionistët”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin mbështetje për Ukrainën,…