Ministri Latifi u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër Covidit

19 prill 2022 | 17:02

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka ndarë sot mirënjohje për përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme në Kosovë, përfshirë edhe misione ndërkombëtare, të cilat kontribuuan drejtpërdrejt në procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

“Pa angazhimin dhe ndërveprimin e mirë midis të gjitha institucioneve të përfshira në vaksinimin kundër Covid-19, rezultatet do të ishin ndryshe dhe jo këto që bëjnë që Kosova të jetë një tregim suksesi sa i përket vaksinimit kundër Covid-19, përkundër fillimit të vonshëm dhe sfidave të shumta që e kanë shoqëruar këtë proces”, ka thënë ministri Latifi.

Ai tërhoqi vëmendjen se pandemia Covid-19 nuk ka mbaruar dhe kërkoi nga të gjitha institucionet që të vazhdojnë me punë për të bindur sa më shumë qytetarë që të vaksinohen me dozën e parë dhe të dytë, ndërsa ata që i kanë marrë nga dy doza, ta marrin edhe dozën e tretë apo përforcuese.

“Ka ende qytetarë që nuk janë vaksinuar apo hezitojnë ta bëjnë këtë, por ne u themi që të vaksinohen, sepse kështu do ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve”, ka thënë ministri Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka njoftuar për dëbimin e 38 diplomatëve nga dy…