Ministri Latifi viziton pacientët në QKUK, falënderon mjekët për punën e tyre
02 maj 2022
| 13:12
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar Spitalin Pediatrik-Kirurgjik, Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Qendrën Emergjente në QKUK.
Me këtë rast, ai ka falënderuar personelin shëndetësor dhe atë mbështetës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar qytetarëve shërbime shëndetësore në çdo kohë.
Gjatë kësaj vizite, ministri Latifi ka bashkëbiseduar edhe me pacientë që po marrin shërbime në klinikat e QKUK-së dhe familjarët e tyre.



