Ministri Lekaj shpërndan lule për 8 Mars

08 mars 2018 | 11:58

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka shpërndarë lule për të gjitha femrat që punojnë në stafin e tij me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës së Gruas.

“Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjitha grave anembanë botës, e në veçanti grave shqiptare kudo që janë. Ky urim vjen me dëshirën më të sinqertë për emancipim të mëtutjeshëm të gjinisë femërore në shoqërinë shqiptare”.

“Gratë janë vlera të shoqërisë sonë dhe duhet të konsiderohen si të tilla, andaj bashkërisht duhet të punojmë që të ofrojmë mundësi për zhvillim e avancim të grave në shoqërinë tonë. Duke uruar që çdo 8 mars të festojmë suksese të reja, ju them, urime 8 Marsi, Dita e Gruas!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Pal Lekaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi të njëjtin kishin…