Ministri Mehaj dhe ambasadori hungarez pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit

07 maj 2021 | 13:55

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Joszef Bencze, i cili më këtë rast e ka uruar për detyrën e ministrit.

Më tutje, ambasadori Bencze e ka vlerësuar bashkëpunimin e deri tashëm si shumë të mirë në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet edhe më shumë në fushat me interes të përbashkët.

Ndërsa ministri Mehaj e ka njoftuar mysafirin me zhvillimet e deri tashme në ministrinë që drejton dhe FSK, duke shpalosur edhe objektivat  dhe prioritet që ka si ministër i Mbrojtjes.

Ministri Mehaj  ka vlerësuar lartë kontributin e Hungarisë  në kuadër të KFOR-it, bashkëpunim dypalësh të deritashëm në mes të dy ministrive si dhe bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së dhe ushtrisë së Hungarisë, me përkushtimin që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në interes të dy vendeve, në interes të sigurisë së përbashkët  në  rajon dhe me gjerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Utah të Shteteve…