Ministri Murati: Çdo cent që mblidhet nga shteti kthehet te qytetari

12 korrik 2022 | 12:34

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një konference për media ka folur në lidhje me rezultatet e punës së ATK-së për gjashtë mujorin e këtij viti.

Ai me këtë rast i ka përgëzuar stafin e ATK-së si dhe qytetarët për këtë arritje.

“I përgëzoj ATK dhe stafin për arritjet në gjashtë mujor, po ashtu edhe tatim paguesit sepse janë ata që e mbajnë shtetin dhe ATK-në në këmbë, secili që paguan me rregull është kontribuues i këtij shteti”, ka thënë ai.

Tutje, Murati u shpreh se për të rritur suksesin e ATK-së dhe shtetit duhet të ketë besim në institucione.

“Për planet si ministri dhe si qeveri jemi të interesuar të shohim forcim të institucioneve. Për të rritur suksesin është parakusht të ketë besim në institucione. Është i rëndësishëm formalizmi i ekonomisë. Kemi rritje të vazhdueshme të të hyrave”.

Ai kërkoi nga qytetarët ndihmë që çdo biznes që nuk lëshon kupon fiskal të lajmërohet në ATK.

“Çdo cent që mblidhet nga shteti kthehet te qytetari. Njësoj siç bëhet lajm për parkimin e veturës keq, bëhet lajm edhe kur nuk lëshohet kuponi fiskal nga biznesi”. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është një skuadër që shpenzon shumë në merkato.…