Guardiola ‘specialist’ në shitjen e lojtarëve

12 korrik 2022 | 12:25

Manchester City është një skuadër që shpenzon shumë në merkato. 2.2 miliard euro janë shpenzuar nga sheikët sipas “Transfermarkt” për të ndërtuar një skuadër të frikshme. “Qytetarët” në fakt kanë fituar katwr nga pesë kampionatet e fundit.

Këtë sezon në fakt gjërat po shkojnë shumë mirë për ekipin anglez, teksa nuk ka pasur jo vetëm blerje mjaft cilësore, por dhe shitje ku kanë marrë shuma të mëdha. Haalandi u transferua nga Dortmundi për 60 milionë euro, ndërkohë që për Kalvin Phillips u shpenzua gati 49 milionë euro. Julian Alverez ka kushtuar 17 milionë euro, ndërkohë që Ortega është transferuar si lojtar i lirë. Shifra e investuar për blerjet arrin në 125 milionë euro.

Nga shitjet ndërkohë është koleksionuar një shifër më e madhe, gati 180 milionë euro. Sterling, Ferran Torres dhe Gabriel Jesus kanë ndikuar jo pak në arkën e klubit anglez. Në total bilanci pozitiv arrin në 50 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Prishtinës kanë nisur diskutimet për mundësinë e…