Ministri Mustafa shërohet nga Covid-19, poston foto me nënën e tij

22 nëntor 2020 | 19:39

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

I njëjti ka shkruar se s’ishte e lehtë përballja me virusin, ndërsa ka apeluar për kujdes.

Ky është postimi i tij:

Pas 18 ditësh, përqafim!

E kalova edhe këtë sfidë. Nuk ishte e lehtë të përballesh me një virus të këtij soji. Falënderim për të gjithë Ju që u kujdesët për mua, qoftë fizikisht apo edhe përmes botës virtuele, ku më dhatë kurajo dhe shprehët dëshira për ballafaqim sa më të lehtë me virusin Covid-19.

Dua të ju lus që vazhdoni të kujdeseni për veten, familjet tuaja si dhe për rrethin tuaj. Rreziku nga Pandemia Covid-19 nuk ka kaluar ende. Rrespektoni rekomandimet shëndetësore, mbani maskat, ruajeni distancën.

Ju falemnderit përzemërsisht!

Besiani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar 22-vjetorin e miratimit…