Ministri Nitaj: Lajm pozitiv që Telekomi ka filluar të operojë me fitime

19 janar 2021 | 13:42

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim menaxhmentin e Telekom-it.

Gjatë takimit ministri Nitaj është njoftuar me gjendjen në Telekom, ku u tha të pranishmëve se përkundër se kjo ndërmarrje ka filluar të punojë me fitime, gjendja vazhdon të mbetet e vështirë, pasi një pjesë e të hyrave duhet të paguhen çdo muaj ndaj Dardafon-it, si pjesë e shlyerjes së borxhit.

Po ashtu, ministri Nitaj u njoftua se stabiliteti i punës së Telekom-it mund të dëmtohet nga teknologjia e vjetër me të cilën operon dhe mungesa e mirëmbajtjes së kësaj teknike. “Lajm pozitiv është se pas një kohe të gjatë, Telekomi ka filluar të operojë me fitime. Në takim u kërkua shikimi i mundësisë së riprogramit të borxheve që Telekom-i ka ndaj Dradafon-it dhe ndërmarrjeve tjera, dhe uljes së shpenzimeve që Telekom-i të funksionojë si një ndërmarrje profitabile”, thuhet në njoftimin e MEA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Partisë Socialdemokrate, kanë vendosur grafit me fytyrën e…