Ministri Peci dhe ambasadori i Katarit bisedojnë për potencialin e zhvillimit të bujqësisë

02 gusht 2022 | 12:55

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pritur në takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.

Peci ka theksuar se me ambasadorin Al Marri, kanë biseduar për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agrobizneseve të Katarit në Kosovë.

“Sot prita në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident në Kosovë, Shkëlqesinë e tij z. Ali Bin Hamad Al Marri. Me ambasadorin Al Marri biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Katarit si dy vende mike, për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agro-bizneseve të Katarit në vendin tone. Shkëlqesinë e tij, ambasadorin Al Marri e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Katari i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, që nga vendosja e marrëdhënieve miqësore e diplomatike mes dy vendeve tona”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arion Balluku është rikthyer sërish te klubi i Superligës së…