Ministri Peci: Javën e ardhshme shpallet thirrja për subvencione 2024

09 mars 2024 | 14:18

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se nga java e ardhshme do të shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024. Këtë njoftim Peci e ka bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook, pas një vizite që i ka bërë në Novolan të Vushtrrisë, blegtorit Gëzim Hajdari.

Ky i fundit është blegtor që merret, e mbarështimin e racës autoktone të buallicës. Sipas Pecit, Hajdari ka rritur numrin e krerë nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht.

“Nën-produktet e qumështit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror. Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare”, deklaroi Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në…