Ministri Quni pritet me nderime të larta ushtarake në Turqi

29 shtator 2020 | 17:14

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni është pritur me nderime të larta ushtarake në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Në takim me homologun e tij turk, Hulusi Akar, Quni ka biseduar për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes.

“Dy ministrat zhvilluan takimin kokë më kokë, për të vazhduar pastaj kryesimin e takimit ndërmjet dy delegacioneve. Gjatë këtij takimi, ministri Akar theksoi miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në përgjithësi dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet dy ministrive dhe forcave në veçanti. Ai theksoi, nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, ministrive dhe forcave si dhe rëndësinë e bashkëpunimin në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Quni ka falënderuar shtetin turk për mbështetjen që i ka dhënë FSK-së,

Në takim u diskutuan bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Anton Quni, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, vet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ndër të tjera, ministri Quni, ritheksoi se partneriteti me Republikën e Turqisë si vend shumë i rëndësishëm i NATO-s, Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare dhe Forcat e Armatosura të Turqisë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në perspektivën tonë zhvillimore për të arritur aftësitë, kapacitetet dhe standardet më të larta operacionale për ofrimin e shërbimit tonë ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arbërisë ka vazhduar me rezultate pozitive në Superligë,…