Ministri Reçica priti në takim lamtumirës ambasadorin O’Connell

20 gusht 2019 | 17:21

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, pritur të martën në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Ministri Reçica e ka falënderuar ambasadorin O’Connell për ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj, në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Ndërkaq, ambasadori O’Connell ka folur për punën që është bërë viteve të fundit, duke veçuar përpjekjet sa i përket nisjes së procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Reçica ka thënë se Kosova i është mirënjohëse ambasadorit O’Connell për gjithë kontributin e dhënë dhe se ky kontribut do t’i mungojë Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…