Pacolli:  Ambasadori O’Connell do të mbetet gjithnjë një mik i Kosovës

20 gusht 2019 | 17:20

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ai e ka falënderuar diplomatin britanik për kontributin e dhënë në thellimin e raporteve midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Pacollit, ambasadori O’Connell do të mbetet gjithnjë një mik i madh i Republikës së Kosovës.

“Sot prita në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Connell. E falënderova ambasadorin për kontributin e tij të veçantë në thellimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ambasadorin e sigurova se Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë. Ambasadori O’Connell, do të mbetet gjithnjë një mik i madh i Republikës së Kosovës, i cili do të na mungojë të gjithëve”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare i Bankës Qendrore të Republikës së…