Ministri Shala: Tashmë gjiganti metalurgjik ‘Trepça’ i takon edhe zyrtarisht shtetit të Kosovës

08 mars 2019 | 13:01

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se është kënaqësi dhe privilegj që sot pati nderin që bashkë me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, ta dorëzojë certifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik “Trepça” tek ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

“Tashmë gjiganti metalurgjik ‘Trepça’ i takon edhe zyrtarisht shtetit dhe popullit të Kosovës ashtu siç i ka takuar gjithmonë. Urime qytetarë të Kosovës dhe punëtorëve të ‘Trepçës’”, ka shkruar Shala.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka konfirmuar lajmin…