Ministri shqiptar: Hiqen kontrollet e dyfishta në kufirin me Kosovën
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka dhënë një lajm të rëndësishëm në lidhje me kontrollet kufitare në kufirin me Kosovën.
Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”, ka bërë me dije se do të hiqen kontrollet e dyfishta në kufirin me Kosovën.
“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, ka shkuar Lleshaj, duke iu referohet vendimit të Këshillit të Ministrave një ditë më parë.
Ai ka thënë se Qeveria shqiptare ka miratuar dje vendimin që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht evropiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”, ka shkuar Lleshaj.