Ministri Tahiri kërkon nga Serbia zbardhjen e krimeve të luftës

19 janar 2018 | 11:09

Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka pohuar se dy pengesat kryesore për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën e drejtësisë janë mosgatishmëria e Serbisë që të merret me krimet makabre të viteve të ‘90-ta, si dhe tentativat e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe UNESCO.

Tahiri ka thënë se Kosova ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në dialogun e Brukselit dhe është e gatshme të bashkëpunojë me çdo shtet, përfshirë Serbinë në shkëmbim informatash, por ka ftuar Serbinë të bashkëpunojnë fillimisht në gjetjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi, krimeve të luftës si dhe dyshimet për djegien e trupave të zhdukur shqiptarë, lëndë që asnjëherë nuk janë proceduar nga gjykatat serbe.

Sipas “Danas”-it, Tahiri po ashtu ka ftuar shtetin serb të përgjigjet se kush i ka vrarë fëmijët serbë në kafenenë “Panda” në vitin 1998, një krim për të cilin vetë Presidenti serb kishte hedhur dyshime se është kryer nga shërbimet serbe të inteligjencës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do ta vazhdojë organizimin e…