Ministri Tahiri synon zvogëlimin e zyrtarëve që deklarojnë pasurinë

25 shkurt 2018 | 15:05

Ministria e Drejtësisë në vargun e ligjeve që është duke synuar t’i plotësojë dhe ndryshojë, janë edhe Ligji për deklarimin e pasurisë dhe ai për Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Me anë të këtyre ndryshimeve, synohet të zvogëlohet numri i zyrtarëve të cilët do ta deklarojnë pasurinë pranë AKK-së..

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se është i interesuar që përmes këtyre ndryshimeve ta fuqizojë AKK-në, por pa e dëmtuar pavarësinë e saj.

Ai ka thënë se do të propozojë edhe heqjen e një numri të madh të zyrtarëve për deklarimin e pasurisë, që nuk kanë pushtet, siç janë asamblistët e kuvendeve komunale.

Megjithatë, ai ka theksuar se këtë ai e ka nxjerrë si ide dhe në parim janë pajtuar, porse në asnjë mënyrë nuk do ta bëjë krye në vete, por do ta konsulton ngushtë AKK-në.

Iniciativa e ministrit Tahiri po shihet e mirë nëse ajo bëhet pas një analize të duhur për t’i parë praktikat dhe modelet më të mira të vendeve, qoftë në rajon apo në vendet e Bashkimit Evropian.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka thënë për “Kosovapress”, se duhet të shihen praktikat e vendeve të tjera në mënyrë që mos të bëhet eksperimente në lidhur me çështje të tilla.

Ajo ka thënë se secili zyrtarë që zgjedhet drejtpërdrejtë nga vota e qytetarëve ka në njëfarë forme pushtet, duke përfshirë edhe asamblistët meqë kanë përgjegjësi për pronat publike komunale që i prek qytetarët.

Edhe shoqëria civile e ka vlerësuar pozitivisht iniciativën e ministrit Tahiri.

Megjithatë, Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se një ide e tillë duhet të bëhet realitet vetëm pas një analize që duhet ta bëjë Ministria e Drejtësisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Harry Kane vazhdon të jetë hero për skuadrën e…