Ministri ukrainas: Banorëve të Kievit u janë shpërndarë 25,000 armë automatike

26 shkurt 2022 | 17:36

Teksa forcat ruse po avancojnë drejt qendrës së Kievit, autoritetet ukrainase thanë se u kanë shpërndarë qytetarëve mijëra armë.

Një total prej 25,000 armëve automatike si dhe 10 milionë fishekë janë shpërndarë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, përmes një videoje të publikuar sot.

Ai po ashtu shtoi se edhe armë anti-tank janë shpërndarë.

“Kievi do ta mbrojë veten”, tha ai.

Monastyrsky tha se qytetarët po angazhohen vet që të mbrojnë shtëpitë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarëve rusë u janë dhënë urdhra që të zgjerojnë ofensivën…