Ministri Vitia: Masat kundër Covidit kanë dhënë efekt

27 prill 2021 | 16:17

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, ka thënë se para vendimit për marrjen e çdo mase ndaj virusit Covid-19, ato diskutohen me ekspertë dhe me njohës të fushës.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në Kuvendin e Kosovës, pas kritikave që ka marrë nga opozita për mbylljen dyjavore të vendit, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me Covid.

“Të gjitha masat që merren në MSh diskutohen me shumë akterë dhe natyrisht në bazë të rekomandime të ekspertëve të IKShPK-së. Kërkesa për masa më rigoroze nga IKSHPK-ja janë bërë qysh në muajin nëntor të 2020-ës. Këto masa i kemi analizuar nga çdo perspektive. Sa i përket efektshmerisë i keni parë statistikat e javës së kaluar. Janë dhjetëra më shumë raste të vdekjeve dhe të hospitalizimeve”, ka thënë Vitia, duke shtuar se masat kanë dhënë efekt pozitiv në uljen e rasteve me Covid-19.

“Masat kanë dhënë efektin e tyre. Spitalet tona në këtë javë dhe në atë të kaluar kanë marrë frymë më lirshëm sesa javëve të kaluara”, ka deklaruar ministri Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Sahiti Ishte bërë dita e 35-të kur forca…