Ministria e Ekonomisë publikon emrat e anëtarëve të bordeve

03 prill 2020 | 16:02

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shkarkuar bordet e drejtorëve dhe ka emëruar borde të përkohshme në tri ndërmarrje publike qendrore: “Posta e Kosovës”, “Hekurudhat e Kosovës”, “Infrakos” dhe “Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina””.

Më parë janë shkarkuar bordet dhe emëruar bordet e përkohshme edhe në ndërmarrjet “Telekomi i Kosovës” dhe “Trepça ShA”.

“Ministria ka propozuar dhe Qeveria ka miratuar emërimin si drejtorë të përkohshëm të ekspertëve të dëshmuar, me përvojë vendore e ndërkombëtare, të cilët do të punojnë me pavarësi dhe integritet për të shpëtuar ndërmarrjet tona”, ka njoftuar kjo ministri.

“Emërimet e bordeve të përkohshme janë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet”.

Me vendimet e mbledhjes 21-të, Qeveria ka emëruar këto borde të përkohshme:

NP Posta e Kosovës
• Mentor Arifaj — inxhinier, me përvojë në sektorin bankar në Kanada; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
• Saimie Thaçi — ekonomiste, IT, 18 përvojë në sektorin publik; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik,
• Kujtim Shala — auditor, ekonomist, IT, 11 vjet përvojë në sektorin publik; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik,
• Blerton Abazi — menaxhment, IT, 12 vjet përvojë në fushën universitare, shoqërisë civile dhe projekteve të inovacionit; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik.

NP Hekurudha e Kosovës – Infrakos
• Enis Berisha — inxhinier i makinerisë, 20 vjet përvojë në hekurudha e transport; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik,
• Vjollca Jashari — auditore, 19 vjet përvojë në banka, financa e auditim; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik
• Artan Dermaku — inxhinier, ligjërues universitar, 18 vjet përvojë në akademi, menaxhment dhe projekte inxhinierike; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik,
• Abdullah Lala — 30 vjet përvojë në menaxhment, juridik e burime njerëzore; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik.

NP KRU Prishtina
• Mentor Hyseni — auditor, kryesues, 12 vjet përvojë pune si auditor dhe ekspert financash publike; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik,
• Hajrije Morina — hidroinxhiniere, 21 vjet përvojë në menaxhimin e ujërave; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik,
• Idriz Maliqi — inxhinier hidroteknik, 20 vjet përvojë në menaxhimin e ujërave dhe projekteve; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik,
• Seat Bilibani — ekonomist, 8 vjet përvojë në administratë e ndërmarrje; asnjë pozicion drejtues partiak apo politik, me përkatësi nga komuniteti boshnjak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 ka shkaktuar një krizë të madhe në ekonominë amerikane.…