Ministria e Financave mban ankandin e 15-të të letrave me vlerë për vitin 2019

07 nëntor 2019 | 13:51

Ministria e Financave,  njofton se më 14 nëntor do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë me radhë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. “Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (tre vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas kësaj ministrie,  për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Fakultetit të Edukimit e kanë bojkotuar të premten…