Ministria e Financave ndan 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës në Dajac të Rozhajës

29 maj 2020 | 15:11

Ministria e Financave  dhe Transfereve ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e objektit të shkollës së djegur në Dajac të Rozhajës së Malit të Zi.

“Pas marrjes së informatave për djegien e shkollës fillore në fshatin Dajac të Komunës së Rozhajës, në Republikën e Malit të Zi, Ministria e Financave dhe Transfereve është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle. Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi”.

“Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën  dhjetë mijë euro (10,000.00€)”,  ka njoftuar Ministria e Financave dhe Transfereve.

Sipas këtij njoftimi, ky vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të ministrit të Financave dhe Transfereve,  konkretisht në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Militantët talibanë sulmuan një pikë kontrolli të ushtrisë afgane në…