Ministria e Financave thotë se sot mund t’i ekzekutojë pagat për mësimdhënësit, por me një kusht

07 tetor 2022 | 11:19

Ministria e Financave ka kërkuar nga komunat që të rikonfirmojnë listat e pagave për mësimdhënësit, duke ua rikujtuar obligimet ligjore, që sipas kësaj ministrie, kanë nga neni 18 i Ligjit për Greva.

Kjo ministri ka thënë se komunat duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat për mësimdhënësit si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor  të miratuar nga MAShTI.

“Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave. MAShTI ka miratuar kalendarin e ri mësimor që parasheh mbajtjen e orëve të Shtatorit, duke siguruar kështu edhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike”, është thënë njoftimin e ministrisë.

Më tutje, Ministria e Financave ka thënë se mbetet gjithnjë e përkushtuar për mirëqenie të qytetarëve, por duke u siguruar se para publike shpenzohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin dëshiron “të marrë botën me vete kur të…