Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve pas vërshimeve

13 janar 2021 | 12:20

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka dhënë detaje për gjendjen e rrugëve nacionale dhe autoudhëve në Kosovë, pas vërshimeve të fundit si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës.

“Në rajonin e Gjilanit 1 gjendja e rrugëve është e mirë, është intervenuar në gjitha drejtimet në hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Ndërsa në Gjilan 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime dhe rrëshqitje të dheut në rrugën Shipashnicë e Epërme Desivojcë në Kilometrat 55-60. Ndërsa rrugën Kamenicë- Strezoc është shembur ura, po punohet për zgjidhje alternative. Rruga nacionale N9 , Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli sot janë liruar dy shirita për qarkullimin e automjeteve. Në rrugën rajonale R220 drejtimi: Prilluzhe-Vushtrri lumi Sitnica ka dal nga shtrati dhe pjesa e rrugës Prilluzhë-Mihaliq është e mbyllur për komunikacion. Gjithashtu edhe tek Prizreni 2 është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët: R115 Prizren-Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë, R114 Dragash-Brod”, ka njoftuar MI-ja.

Sipas kësaj ministrie, për shkak të temperaturave nën zero (-3) është intervenuar në hedhje kripe e rërë në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1 si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

“Për shkak të temperaturave nen zero, në autoudha R6 Doganaj Hani i Elezit, është intervenuar me hedhje kripe si preventivë për parandalimin e krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese. Po ashtu në Peja 1, në rrugën N9 Pejë-Klinë bëhet pastrimi e kanaleve anësore sepse pas vërshimeve ka pasur erodime dhe mbyllje të kanaleve. Po ashtu në kilometrin e 18 të rrugës Pejë-Kuqishtë kujdestarohet 24 orë për shkak të reshjeve ka erodime dhe rrëshqitje të dheut, dhe po intervenohet me eskavator në largim të materialit. Gjithashtu në rrugën R108 Deçan-Kozhnjer bëhet largimi i erodimeve. Kompanitë e mirëmbajtjes janë duke vazhduar punën në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Lusim qytetarët që t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është një negociator i…