Ministria e Kulturës, model në Kosovë për punën vullnetare

01 shkurt 2019 | 14:24

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka marrë pjesë të premten në panelin e diskutimit “Rëndësia e punës vullnetare si një vlerë shoqërore” të organizuar nga Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri Gashi ka folur rreth Platformës dhe databazës për punë vullnetare duke thënë se MKRS-ja tashmë është lidere në Kosovë, rajon pse jo edhe model për shumë vende të ndryshme për njohjen institucionale dhe regjistrimin e punës vullnetare përmes kësaj platforme.

“Kjo është platformë elektronike shumë e avancuar e pa kopjuar dhe e krijuar nga ne dhe që administrohet nga Departamenti i Rinisë ku mbështetje teknike dhe financiare kanë dhënë UNICEF-i dhe OSBE-ja, mbështetje për të cilën gjithsesi jemi mirënjohës”.

“Udhëzimi administrativ që ka krijuar MKRS-ja është një akt nënligjor i Ligjit për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë dhe është në funksion të të rinjve dhe me shumë përgjegjësi themi se është akt nënligjor që është zbatuar 100 për qind, së fundi edhe me shpalljen e vullnetarit të vitit me 5 dhjetor 2018”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se kjo ministri i ka mbi 3 400 vullnetarë aktivë. “Ky komitet do të ketë rol të madh në promovimin dhe fuqizimin e vullnetarizmit rinor në Kosovë. Në këtë tematikë edhe më shumë gëzon fakti se ne tashmë jo vetëm që kemi trajnuar dhe certifikuar mbi 40 mentor vullnetar rinor. Gjithsej i kemi 3455 vullnetarë aktiv që janë të interesuar në platformë dhe që janë regjistruar nga organizata të ndryshme, 188 organizata të regjistruara në platformë, 135 mundësi të krijuara për punë vullnetare”, është shprehur Gashi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këshilltar i presidentit turk, Reccep Tajip Erdogan, ka thënë…