Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se bombarduesit amerikanë iu afruan kufirit mbi Detin Baltik

23 maj 2023 | 22:12

Dy bombardues amerikanë janë zbuluar duke iu afruar kufirit rus mbi Detin Baltik, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ata thonë se një avion luftarak u përpoq për të kapur dy bombarduesit dhe për të parandaluar çdo inkursion në kufi.

Avionët u përshkruan si “bombardues strategjikë të Forcave Ajrore të ShBA-së” dhe nuk e kaluan kufirin, sipas zyrtarëve rusë, shkruan Skynews.

Forcat Ajrore të ShBA-së operojnë tre lloje të bombarduesve strategjikë, B-52 Stratofortress gjigant, B-1 Lancer dhe stealthy B-2 Spirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është momenti për të mësuar fituesin e Kupës së Italisë.…