Ministria e Punës ka një njoftim të rëndësishëm për pensionistët

09 shkurt 2018 | 12:26

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë pensionistët se duke filluar nga dita e hënë, 12 shkurt 2018, Zyra Regjionale e Pensioneve të Prishtinës, do të zhvendoset në objektin e ish-bankës së Lubjanës (ish-OSBE) në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Të gjitha shërbimet për pensionistët të cilat deri më tani janë kryer nga Zyra Regjionale e Pensioneve në Prishtinë në objektin qendror të MPMS-së në rrugën “UÇK” nga tani e tutje do të ofrohen në objektin e ish-bankës së Lubjanës (ish-OSBE).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja shëndetësore e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…