Ministria e Shëndetësisë njofton se kush pritet të vaksionohet nesër

13 prill 2021 | 22:01

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme procesi i vaksinimit do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta në Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë.

Nesër po ashtu do të vaksionohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.

Njoftimi i MSH-së:

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së nesërme, e mërkurë, 14 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë.

Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme (14 prill 2021), do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.

Vaksinimi fillon nga ora 08:00-19:30.
Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, 10 704 persona (punonjës të institucioneve shëndetësore dhe të moshuar mbi moshën 80 vjeçare), janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca në Kosovë.

Persona nga këto dy kategori prioritare mund të vaksinohen edhe gjatë ditës së nesërme, krahas pacientëve në dializë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, ka thënë se do ta…