Ministria e Tregëtisë (MINT) anulon tenderin për rezervat shtetërore

09 janar 2024 | 10:38

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dështuar të i sigurojë produktet e nevojshme për rezervën shtetërore.

Kjo pasi MINT, e ka anuluar tenderin për furnizim.

Sipas arsyetimit, ofertuesit e kishin tejkaluar buxhetin e planifikuar të kësaj ministrie.

Kështu thuhet në dokumentin e publikuar nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Oferta ishte përgatitur për 80 mijë kilogram oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copë nga 200 gram konzerva (risk gjedhi) dhe 15 mijë bidona ujë dhjetë litërshe.

Vlera e tenderit kap shumën e 227 mijë e 500 eurove.

Ndërsa ofertat për sasinë dhe produkte në ofertë në vlerë 238 mijë euro dhe 317 mijë euro.

Dokumentin e publikuar nga KRPP mund ta gjeni KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2024 në Formula 1 nuk ka nisur ende, por…