Ministria publikon tavanin për çmimet e karburanteve

01 korrik 2022 | 08:36

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për limitin e çmimit të shitjes së karburanteve për 24 orët e ardhshme.

Sot çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 84 centë, benzina 1 euro e 75 centë, derisa gazi 78 centë.

Krahasuar me çmimet e ditës së djeshme, vërehet se nafta është liruar për dy centë, ndërkohë benzina e gazi mbesin me çmime të njëjta.

Këto çmime vlejnë për datën 1 korrik prej orës 10:00 dhe janë të vlefshme 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Rob LeDonne / The Guardian “Nuk mund ta mendoj…